Kryesore » 2011 » Qershor » 30 » Ndërtoni me lehtësi ueb faqe për celularë... Google ka zgjidhje
1:37 PM
Ndërtoni me lehtësi ueb faqe për celularë... Google ka zgjidhje
Google sapo ka lëshuar një vegël për ndërtim të uebfaqeve nga celulari, duke mos pasur nevojë që të bëhet ndonjë pagesë, vegël kjo e cila paraqet një shtojcë në shërbimin e vet të quajtur Google Sites.Derisa çdokush është i ftuar që ta provojë këtë shërbim të ri, kjo vegël paraqet një hedhje tek turma SMB, me lajtmotive (ang. themes) të ndërtuar për restorante, biznese lokalë, komercializëm elektronik dhe një të quajtur "Social”, i cili ua mundëson përdoruesve që të lidhen me biznesin tuaj në Facebook, Twitter, YouTube dhe rrjetet e tjerë shoqëror.Nëse asnjë lajtomotiv nuk përshtatet me shijen tuaj, ju mund të provoni një lajtmotiv "custom”, të cilin mund ta stolisni.
Shtimi i një teksti në uebfaqen që ju e krijoni është aq e thjeshtë sa shtimi i një dokumenti - nuk ka kërkesa për kodin në HTML. Ndërlidhja me Google Checkout është e ofruar përgjatë lajtmotivit eCommerce dhe vizitat në faqe mund të vëzhgohen me Google Analytics.
Nuk ka shumë mundësi që të bëhen ndryshime sipas qejfit tuaj, përveç shtimit të tekstit dhe përzgjedhjes së ngjyrës, por, për shumë biznese, diçka e thjeshtë është "mjaft e mirë” për t’i arritur nevojat.
Për ata të cilët tashmë të kënaqur me uebfaqet e tyre me përmasa për desktop, nuk ka nevojë që të bëhet ndryshimi përgjatë Google Sites për desktop dhe celular. Shërbimi për uebfaqet në celular funksionon mjaft mirë. Uebfaqja juaj mund të jetë si uebfaqe për celular, si shtesë e një uebfaqeje profesioanle dhe mirë të dizajnuar, por mund të jetë një faqe e vetmuar, nëse celulari është e tërë ajo se çfarë ju duhet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus