Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » Ndërlidhje më e mirë mes Gmail dhe Drive
4:12 PM
Ndërlidhje më e mirë mes Gmail dhe Drive
Nuk bëhet fjalë për kurrfarë mundësie revolucionare, por disave do t’ua lehtësojë shfrytëzimin e Gmailit, gjegjësisht dërgimin e fajllave (të mëdhenj) përmes e-mailit. Edhe pse fajllat nga Drive mund të dërgohen si "attachment” në e-mail (nuk bëhet fjalë për attachmente, por për linqe në fajllat në Drive), fajllat në Google Drive në të ardhmen do të mund të qasen edhe nga vetë Gmaili përmes butonit të posaçëm "Insert Files usinë Drive’. Shfrytëzuesve ky buton do t’u parqitet në interfejsin e Gmailit në ditët në vazhdim.
Fatkeqësisht kjo mundësi do të jetë në disponim vetëm përmes dritares së re për shkrim të e-mailave kështu që shtrohet pyetja mos Google në këtë mënyrë dëshiron t’i joshë (detyrojë?) shfrytëzuesit për të shfrytëzuar këtë dritare të re, në vend të mënyrës klasike të shkrimit të mailave.Edhe pse në shikim të parë cikërrimë, ky buton do të mund të rriste shfrytëzimin e Drive tek shfrytëzuesit e Gmailit, sepse në esencë ndoshta do të jetë më thjeshtë që fajllat të uploadohen dhe mbahen në Drive, dhe më pas të ndahen me të tjerët sipas dëshirës dhe nevojës, në vend se të shkohet në komanda "Copy Public Link” si tek konkurrenca si Dropbox dhe pastaj të ngjiten linqet në e-mail.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus