Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » Navigon pranon Republikën e Kosovës në hartat e saj
5:16 PM
Navigon pranon Republikën e Kosovës në hartat e saj
Tregu i GPS aparateve është gjithnjë e më i madh se kurrë më parë, andaj edhe është vështirë të zgjidhet një prej tyre. Prodhuesit ofrojnë një spektër të gjërë të sistemeve GPS me çmime të ndryshme. Për të blerë një aparat GPS të mirë, së pari duhet të kesh edhe informacione rreth saj. Duke i provuar një numër të madh të aparateve GPS, kemi vendosur që shkurt të ju japim disa këshilla se si të zgjidhni një që mund të ju shërbejë: LLojet dhe çmimet - Llojet variojnë edhe nga thjeshtësia dhe ekrani, ku çmimet sillen prej 50 deri qindra euro. Në treg ekzistojnë marka të ndryshme, të cilat kanë sistemin e tyre dhe llojet e hartave si NAVTEQ, Garmin, iGO. Mundësia e leximit të hartave të reja - Eshtë me rëndësi që të keni kujdes në mënyrën se sa prodhuesi ofron mundësi që të lexohen hartat e reja, duke patur parasysh se prodhuesit e ndryshëm po thuaj se çdo muaj bëjnë "update" hartat e tyre duke vendosur detaje të reja apo edhe ndryshime të rrugëve. Shumica e prodhuesve jep mundësi vetëm një herë të ripërtërihen hartat e reja me një afat kohor prej 30 deri 60 ditë nga data e blerjes. Vendosja e hartave të reja mund të kushtojë shumë, ku ndonjëherë kushton sa edhe vet aparati. Hartat e fundit që po përdoren, Luginën e Preshevës, gjegjësisht Presheva dhe Bujanoca kanë filluar të detajizohen me rrugë dhe rrugica. Rrugët kryesore janë të shenuara me emër dhe numër të banimit, ndërsa rrugët tjera dytësore vetëm se figurojnë. Kohën e fundit, njëri ndër më i detajizuari që është në treg është ai i NAVIGON nga kompania Garmin, që funksionon me hartat e NAVTEQ. Kjo kompani ka vendosur edhe Kosovën duke e emëruar si "Republic of Kosovo" çka është edhe hera e parë të haset në aparatet e deri tanishme GPS. Kosova është me detaje të shumta si rrugë, ashtu edhe pikat tjera referuese. Ne kemi instaluar dhe testuar këto harta në iPhone si dhe në aparatet me sistem operativ Android, që momentalisht janë më të popullarizuara. Aparai i përdorur ka funksionuar në mënyrë perfekte në të gjitha rrugët e Preshevës dhe Bujanocit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus