Kryesore » 2011 » Maj » 26 » NASA “vendos” rekordin e distancës kozmike
5:11 AM
NASA “vendos” rekordin e distancës kozmike
Teleskopët e NASA-s kapën disa imazhe të cilat shkencëtarët dhe astronomët e agjencisë hapsinore amerikane, pretendojnë se vijnë nga cepat më të largët të universit të njohur.
Në imazhe tregohet një super-shpërthim, i ngjashëm me atë të teorisë së Big Ben-it, por që ka ndodhur 520 milion vjet pas tij. Kjo, sipas NASA-s, do të thotë se dritës së cliruar nga super-shpërthimi i këtij ylli, i është dashur plot 13.14 miliard vjet për të arritur në Tokë.

Shpërthime të tilla, thonë astronomët e NASA-s, lidhen ngushtë me procesin e përfundimit të jetës brenda një sistemi.

"Me shumë mundësi ka qenë një yll shumë i madh, ndoshta 30 herë më i madh se Dielli”, deklaron shkencëtari i NASA-s, Antonino Cucchiara.

Pamjet janë kapur nga teleskopi Swift në muajin prill të 2009-s.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus