Kryesore » 2011 » Maj » 18 » Muzika më e rrezikshme në timon
3:29 PM
Muzika më e rrezikshme në timon
Nuk është gjë e zgjuar të dëgjoni Beastie Boyse ose Prodigy, ndërsa Coldplay dhe Jack Johnson janë zgjidhje e mirë.
Sipas hulumtimit të New Musical Express, madje 60 për qind e shoferëve ndryshojnë sjelljen gjatë ngasjes, varësisht nga muzika që e dëgjojnë. Kjo përqindje e madhe menjëherë i ka intriguar autorët të cilët kanë vendosur të bëjnë top listën e gjërave më të rrezikshme dhe më të sigurta për të dëgjuar gjatë vozitjes.
Efekt relaksues kanë këngët e Jack Johnson, "Someone Like You” nga Adele dhe "Yellow” e Coldplay, edhe pse në anën tjetër është keq të dëgjohet muzika relaksuese në rast të rrugës së gjatë, të drejtë e të mërzitshme, sepse mund t’ju vërë në gjumë.
Vrulli dhe këmba që rëndohet në gaz fillojnë sapo të dëgjohen tingujt e parë të "Sabotage” nga Beastie Boys, "Firestarter” nga Prodigy dhe "Stronger” nga Kaney West.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus