Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » MP3, player i qëndrueshëm
7:08 PM
MP3, player i qëndrueshëm
Prodhuesi gjerman TakeMS, të cilin zakonisht e lidhim me gadgetë të volitshëm, ka prezantuar playerin mobil Survivor. Siç mund të konkludohet edhe nga titulli, karakterizohet nga rezistenca në pluhur dhe spërkatje me ujë (që do të thotë se mund të durojë shiun e imët, por jo edhe rënien në lumë) – falë shtëpizës prej alumini.Ky reprodukues i fajllave MP3 dhe WMA ka të integruar altoparlantin 2-vatësh përmes të cilit mund të reprodukohet tërë muzika e ruajtur – 4 ose 8 gigabajtë, varësisht nga varianti i përzgjedhur. Kur lidhim kufjet, altoparlanti shkyçet automatikisht. Është interesant që ky player ka edhe hyrjen për zë kështu që mund të shfrytëzohet edhe për luajtje të muzikës nga telefonat mobilë, tabletët apo ndonjë burim tjetër.Në shtëpizë fshihet edhe bateria litium-ionike me jetëgjatësi të deklaruar prej 20 orësh kur shfrytëzohet altoparlanti ose 50 deri 60 orë kur dëgjohet përmes kufjeve. Vjen me të gjitha kabllot e nevojshme, kufjet dhe mbajtësin për biçikletë, ndërsa vjen në ngjyrë të zezë, kaltër dhe rozë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus