Mozilla dhe Google gjatë ditës së sotme kanë bërë një marrëveshje të re për kërkimet që do të ofrojnë "të ardhura të rëndësishme” për ndërtuesin e Firefox."Ne jemi të kënaqur të ju lajmërojmë që ne kemi negociuar një marrëveshje të rëndësishme dhe reciprokisht përfituese me Google,” tha sot Mozilla në një deklaratë. "Kjo marrëveshje e shtyn mardhënien tonë të gjatë të kërkimit me Google për së paku tre vite shtesë.”Sipas marrëveshjes, Mozilla do të vazhdojë ta ofrojë Google.com si makinë të kërkimit në Firefox (kjo makinë e kërkimit edhe mund të ndërrohet), që tani kontrollon rreth një çereku të tregut të shfletuesve."Mozilla ka qenë një bashkëpunëtor i çmuar i Google gjatë viteve dhe ne jemi duke vazhduar këtë bashkëpunim në vitet e ardhshme,” tha Alan Eustace, i cili është kryetari i kërkimit në Google.Mozilla nuk pranoi që të japë hollësi për kontratën e re. Një zëdhënës nga kjo ndërmarrje nuk pranoi të flasë nëse marrëveshje ishte e krahasueshme edhe me marrëveshjen e kaluar.Në vitin 2010, në vitin e fundit në të cilin Mozilla ka lëshuar deklarata financiare, kontrata me Google i siguroi 84% të përfitimet të Mozilla, që gjithsej i ka 123 milionë dollarë, pra përafërsisht 103 milionë dollarë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus