Kryesore » 2012 » Prill » 14 » Motorola shitet nga Google
3:29 PM
Motorola shitet nga Google
Nëpër Internet janë përhapur thashethemet që Google do të shesë kompaninë Motorola, por vetëm zhvillimin hardverik të prodhimeve pasi që do të mbajë portfolion e patentave. Thuhet që blerësin është duke e kërkuar tek operatorët kabllorë amerikanë, por mes atyre që u është ofruar përmendet edhe Huawei kinez.Problemi është që me këtë blerje prej 12,5 miliardë dollarësh, Google ka lëkundur seriozisht ujërat me partnerët dhe përveç reagimit publik, shumë do të mund të shkonin edhe rrugës së Amazonit dhe të krijojnë fork të vetin të Androidit në mënyrë që të mos jenë të varur nga Google që ndoshta fshehurazi zhvillon telefonin e vet. Natyrisht, humbja e Androidit është rrezik tepër i madh për Google, së cilës do t’i konvenonte shitja e Motorolës, por mbetet vetëm çështja se sa vlen kompania me humbje pa patenta?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus