Kryesore » 2011 » Maj » 18 » Miu WI-Fi
3:19 PM
Miu WI-Fi
HP ka prezantuar miun interesant pa tela i cili më së shumti do të mund t’u pëlqejë pronarëve të laptopëve me numër të kufizuar të konektorëve USB. Miu i quajtur Wi-Fi Mobile Mouse është i pari brejtës i tillë në botë i cili me kompjuterin lidhet përmes rrjetit pa tela Wi-Fi.
Komunikimi pra nuk bëhet përmes routerit pa tela por direkt përmes kartelës së rrjetit pa tela të integruar në laptop, ndërsa para shfrytëzimit të parë duhet të bëhet çiftëzimi i miut me kompjuterin. HP pohon që gjatë punës nuk ka interferenca të miut me pajisjet tjera dhe thekson që autonomia e baterisë është madje nëntë muaj.
Ky mi ka pesë taste programabile dhe rrotën, pjesët anësore të gomëzuara dhe sensorin laserik prej 1200 x 1600 dpi. Shitja fillon gjatë qershorit me çmim prej 49,99 dollarësh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus