Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Miliarda shkarkime të aplikacioneve mobile
5:54 PM
Miliarda shkarkime të aplikacioneve mobile
Sipas rezultateve të hulumtimit të tregut të kompanisë In-Stat, numri i shkarkimeve të aplikacioneve mobile do të rritet deri në vitin 2015 në 48 miliardë në vit.
Në In-Stat theksojnë që rritja e shkarkimeve në pjesën më të madhe do të nxitet nga rritja e popullaritetit të telefonave "të mençur” me ekrane të ndjeshme në prekje. Në vitin 2010, 23 për qind e numrit të përgjithshëm të telefonave mobilë të shitur u takonin telefonave mobilë "të mençur”, ndërsa deri në vitin 2015 kjo shifër do të duhej të arrijë në 45 për qind.
Po ashtu theksohet që pronarët e pajisjeve të bazuara në Android dhe iOS shumë më shpesh shkarkojnë aplikacione mobile se sa pronarët e telefonave mobilë të bazuar në platformat tjera për telefona mobilë "të mençur”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus