Kryesore » 2011»Qershor»5 » Microsofti prezanton për herë të parë sistemin Windows 8 ne Computex-Taipei
11:14 AM
Microsofti prezanton për herë të parë sistemin Windows 8 ne Computex-Taipei
Microsofti demostroi për herë të parë në sallonin e informatikës që mblidhet çdo vit në Taipei sistemin e ri operativ Windows 8. Kështu u prezantua publikisht ndërfaqja e re bazuar në "tiles”, që janë ikona të medha me ngjyrë që përfaqësojnë programe të ndryshme. Aktualisht Windows Phone 7 përdor këto "tiles”. Microsoft thotë se ka "rikonceptuar” Windows-in me qëllim që ai të funksionojë në çdo lloj paisje duke filluar nga ato me ekran te vogël të tipit "touch-screen” e deri në kompjuterat klasikë të tipit "desktop” . Windows 8 do të përmbajë edhe Internet Explorer 10 si dhe HTML5.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus