Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Microsofti blen Yammerin për 1,2 miliardë dollarë
12:11 PM
Microsofti blen Yammerin për 1,2 miliardë dollarë
Pas thashethemeve të disa ditëve më parë për gjoja negociatat rreth blerjes së rrjetit social Yammer nga Microsofti, tani kemi edhe konfirmimin zyrtar. Microsofti për 1,2 miliardë dollarë është bërë pronar i këtij rrjeti social i cili është më shumë i orientuar kah shfrytëzuesit afaristë, dedikuar për komunikim grupor dhe krijimin e rrjeteve sociale vetjake brenda kompanive. Është themeluar në fitin 2008 dhe ka 200.000 klientë afaristë, më shumë se 5 milionë shfrytëzues korporativë, ndërsa në mesin e klientëve janë Ford, LG, Vodafone dhe eBay. Microsofti dëshiron të mbajë shërbimin si seksion të pavarur, por me siguri do të mëtojë që ta integrojë me zgjidhjet e veta enterprise, siç janë Skype, Microsoft Office, SkyDrive dhe Microsoft Dynamics. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus