Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Microsofti blen Nokian?
6:59 PM
Microsofti blen Nokian?
Microsofti do të mund të blinte për 30 miliardë dollarë seksionin e Nokias për prodhimin e telefonave mobilë, thotë blogeri me ndikim, Eldar Murtazin, i cili në botën teknologjike u bë i famshëm me publikimin e informatave sekrete të kompanisë së fuqishme finlandeze.
"Nokia dhe Microsoft kanë filluar negociatat dhe do të mund t’i përfundonin deri në fund të vitit. U ngutet shumë të dy palëve”, zbulon Murtazin.
Microsofti me blerjen e Nokias, spekulon blogeri, më në fund do të mund të prodhonte telefona mobilë sipas dëshirave të veta.
Microsofti dhe Nokia kanë nënshkruar para pak kohësh një marrëveshje për partneritet i cili do të rezultojë me ekosistemin e ri mobil global, duke i përdorur arritjet e të dy partnerëve. Duke kombinuar forcat e veta në fushat e harduerit dhe softuerit, pronësisë intelektuale, partneriteteve me distributorët dhe operatorët, mëtojnë të ndërtojnë një portfolio të fuqishme të Nokia communicator në Windows Phone.
Ky bloger kohë më parë kishte parashikuar dhe i pari kishte publikuar që Nokia do të largojë drejtorin e përgjithshëm Oli Peka Kalasvuo.
Nga fundi i vitit 2010 kishte shkruar që Nokia do të prezantojë linjën e re të telefonave mobilë Windows dhe më pas shefi i Nokias, Steven Elop, vetëm pas dy muajsh, kishte njoftuar se Nokia nis projektin e madh, prodhimin e pajisjeve Windows Phone.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus