Kryesore » 2012 » Dhjetor » 12 » Microsoft shet 4.2 milionë pajisje mobile me Windows Phone
10:10 PM
Microsoft shet 4.2 milionë pajisje mobile me Windows Phone
Microsoft ende nuk i ka publikuar shifrat e saj zyrtare për shitjet e pajisjeve mobile që bazohen në Windows Phone, ose më sakt, suksesin e saj që nga lansimi i sistemit operativ Windows Phone 8.
Tani, sipas një raporti të fundit nga The Next Ëeb thuhet se Microsoft që nga muaji tetor ka shitur 4.2 milionë pajisje me Windows Phone.Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer së fundmi ka thënë se kompania e tij ka shitur rreth katër herë më shumë pajisje Windows Phone që nga lansimi i Windows Phone 8, edhe pse ai nuk ka dhënë asnjë shifër të saktë të shitjeve, njofton Telegrafi.Natyrisht se të dhënat e ofruara nga TNW janë matje të përafërta të shitjeve të Microsoft që nga tetori i këtij viti, mirëpo në ndërkohë duhet pritur njoftimin zyrtar të kompanisë për të ofruar shifra të sakta, dhe për të komentuar mbi suksesin e pajisjeve mobile të Microsoft.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus