Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Microsoft ofron Xbox falas, nëse blini PC me vlerë mbi 700 dollarë
1:54 PM
Microsoft ofron Xbox falas, nëse blini PC me vlerë mbi 700 dollarë
Microsoft për dikë është sinonim i "një sistemi të mbyllur”, e për dikë tjetër është një korporatë gjigante që meriton respekt për punën e bërë dhe për praninë e saj globale në kompjuterët personal të shumicës.
Së fundi ajo prezantoi një iniciativë të re që duket të jetë një prej më të fuqishmeve që ka bërë deri më sot, për sa i përket blerjes së një PC-je me Windows. 
Duke filluar nga data 22 maj, kompania do të ofrojë si dhuratë një konzolë 4G Xbox 360 në vlerë prej 199 dollarë, për secilin nxënës të shkollës së mesme apo student të fakulteteve të ndryshme që blen një Windows PC me një çmim prej më shumë se 699 dollarë. Këto oferta natyrisht (më vjen keq që po ju dëshpëroj) nuk vlejnë për vendin tonë sepse përfaqësuesit e Microsoft që kemi këtu qëndrojnë prapa disa organizimeve të cilat i inicion vet Microsoft, por në anën tjetër nuk bëjnë asgjë konkrete për të promovuar vet produktet e Microsoft në treg, e lëre më për të shtyrë partnerët që të bëjnë diçka të këtillë, për të përkrahur studentët. 

Të kthemi sërish tek iniciativa e Microsoft. Studentët që dëshirojnë të përfitojnë një dhuratë duhet të ofrojnë dëshmi se janë studentë në dyqanin ku blejnë produktin apo online (ku studentët duhet të kenë një e-mail adresë .edu.... sa studentë kanë email adresë të kësaj forme !!???).

Marrëveshja mund të bëhet në dyqanet e Best Buy, Microsoft Store, Dell.com dhe HP.com, ndërsa sipas disa analistëve kjo iniciative është e vonuar nga ana e Microsoft sepse në muajin qershor përfundon semestri dhe studentët janë duke pushuar. Por Microsoft është shprehur se fundi i majit e fillimi i qershorit janë muaj ku ka blerje të mëdha nga studentët e kolegjeve sepse sipas tyre studentët dëshirojnë të kenë teknologji që iu ofron atyre argëtim në jetën e përditshme por edhe iu mundësojnë të menaxhojnë me lehtësi punën e shkollës dhe të jetës. "Windows e sjell këtë” shprehen ata.

Kjo marrëveshje na paraqitet në kohën kur Microsoft ka raportuar shitje të dobëta të PC-ve për konsumatorë për çerekun e fundit, në veçanti pas shpalosjes së iPad 2 nga konkurrenca Apple. /pcworldalbanian
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus