Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Microsoft ofron Xbox falas
1:41 PM
Microsoft ofron Xbox falas
Microsoft ka prezantuar një iniciativë të re që duket të jetë një prej më të fuqishmeve që ka bërë deri më sot, për sa i përket blerjes së një PC-je me Windows.
Nga data 22 maj, kompania do të ofrojë si dhuratë një konzolë 4G Xbox 360 në vlerë prej 199 dollarë, për secilin nxënës të shkollës së mesme apo student të fakulteteve të ndryshme që blen një Windows PC me një çmim prej më shumë se 699 dollarë. 
Këto oferta, natyrisht nuk vlejnë për vendin tonë sepse përfaqësuesit e Microsoft që kemi këtu qëndrojnë prapa disa organizimeve të cilat i inicion vet Microsoft, por në anën tjetër nuk bëjnë asgjë konkrete për të promovuar vet produktet e Microsoft-it në treg. 

Studentët që dëshirojnë të përfitojnë një dhuratë duhet të ofrojnë dëshmi se janë studentë në dyqanin ku blejnë produktin apo online. Marrëveshja mund të bëhet në dyqanet e Best Buy, Microsoft Store, Dell.com dhe HP.com, ndërsa sipas disa analistëve kjo iniciative është e vonuar nga ana e Microsoft sepse në muajin qershor përfundon semestri dhe studentët janë duke pushuar.

Por Microsoft është shprehur se fundi i majit e fillimi i qershorit janë muaj ku ka blerje të mëdha nga studentët e kolegjeve sepse sipas tyre studentët dëshirojnë të kenë teknologji që iu ofron atyre argëtim në jetën e përditshme por edhe iu mundësojnë të menaxhojnë me lehtësi punën e shkollës dhe të jetës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus