Kryesore » 2013 » Janar » 9 » Microsoft-i ka shitur 60 milion licenca të Windows 8
3:57 PM
Microsoft-i ka shitur 60 milion licenca të Windows 8
Pasi Microsoft-i në nëntor të vitit të kaluar njoftoi se ka shitur 40 milion licenca gjatë muajit të parë të shitjes së sistemit operativ Windows 8, në fund të vitit, kompania ka shitur 60 milion licenca.
Derisa ende diskutohet rreth asaj se a është Windows 8 për Microsoft-in "Vista e re” (në aspektin e perceptimit të medias me vazhdimin e shitjes solide të licencave), kompania ka njoftuar se shitja e sistemit të ri operativ në fakt po ecën më shpejtë në krahasim me rezultatet rekorde të cilat u arritën me sistemin operativ Windows 7.Në fakt, Microsoft-it i’u deshën më shumë se tre muaj që të shes 60 milion licenca të Windows 7, ndërsa në rastin e sistemit operativ, kësaj kompanie amerikane i’u deshën diçka më shumë se dy muaj.Në të njëjtën kohë, Microsoft-i njoftoi se përdoruesit e sistemit operativ Windows 8 deri më tani kanë shkarkuar mbi 100 milion aplikacione nga dyqani Windows Store.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus