Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » Microsoft harroi të rezervoj email adresa @outlook.com
10:24 AM
Microsoft harroi të rezervoj email adresa @outlook.com
Shërbimi i ri në Ueb i ndërmarrjes Microsoft, Outlook.com, u lëshua gjatë ditës së djeshme për publikun, duke i bërë mijëra përdorues të Hotmailit që të përleshen për të rezervuar email adresat e tyre të reja @outlook.com.Pasi një milion përdorues janë regjistruar brenda pak orësh, disa email adresa janë marrë të cilat në fakt Microsoft duhej t’i rezervonte. PC Pro arriti të sigurojë adresën steveballmer@outlook.com dhe në Ballmer Tumblr është paraqitur se ballmer@outlook.com ka biseduar rreth strategjive për Zune me gates@outlook.com.
Regjistrimet e tjera përfshijnë good@outlook.com dhe një përdorues i rrjetit Twitter madje ka arritur të sigurojë donotreply@outlook.com. Nuk është e qartë nëse të tjerët ishin në gjendje të regjistrojnë variacione të ndryshme si admin@outlook.com ose postmaster@outlook.com, por duket si rastësi që Microsoft dështoi të rezervoj email adresën për shefin e vet ekzekutiv.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus