Kryesore » 2011 » Maj » 10 » “Microsoft” e bleu rrjetin “Skype”
3:23 PM
“Microsoft” e bleu rrjetin “Skype”
Gjiganti i softuerit "Microsoft” shpalli se e ka blerë rrjetin e telefonisë në internet "Skype”.
"Microsoft” tha se do të paguajë rreth 8.5 miliarda dollarë për kompaninë me seli në Luksemburg.

Shuma përfshin edhe borxhet që ka "Skype”, e cila aktualisht është pronë e kompanisë "eBay” dhe dy firmave tjera.

Shfrytëzuesit e "Skype” mund të flasin falas duke përdorur internetin.

Kompania, e cila ka më shumë se 660 milionë shfrytëzues në mbarë botën, i siguron të ardhurat nga thirrjet në telefonat celularë dhe telefonat fiksë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus