Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në Windows
4:09 PM
Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në Windows
Microsoft Download Manager është një vegël e lehtë për t’u përdorur që mund të përdoret për të shkarkuar skedarët nga interenti. Është i lehtë për t’u përdorur dhe kërkon ndonjë rregullim të hollësishëm softuerik, por e tëra që duhet të bëni është që të vendosni lidhjen (ang. link) e skedarit për të filluar shkarkimin.
Ndërfaqja bazike ua mundëson përdoruesve që të shtojnë, ndalin, vazhdojnë dhe të fshijnë shkarkimet. Ky softuer ka mundësi të funksionojë si i ulur poshtë në system tray dhe të shfaqet me lajmërime sa herë që një shkarkim që përfundon, ose nëse programi ka problem për të shkarkuar një skedar të caktuar.

Veçoritë ofrojnë mundësinë për të shtuar proxy, të përcaktoohet numri i lidhjeve, koha gjatë të cilës duhet të riprovohet një shkarkim dhe numri më i madh i përpjekjeve për të shkarkuar një skedar, derisa të ndalohet automatikisht.

Softueri mund të shkarkojë vetëm skedarët që janë të vendosur në protokollin HTTP (jo FTP), por mbështet shkarkimin e skedarëve që kërkojnë edhe shkruarjen e vërtetimeve për të filluar shkarkimin. Ishte dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit që të shkarkojnë skedarë nga faqet e Microsfot, por nuk ka ndonjë pengesë për shkarkimin e gjërave edhe nga ndonjë faqe tjetër.

Microsoft Download Manager punon me versionet 32 bit dhe 64 bit të Windows XP, Windows Vista, Windows 7, Windows Server 2003 dhe Windows Server 2008.

Klikonikëtu për ta shkarkuar këtë softuer
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus