Kryesore » 2012 » Janar » 8 » Microsoft dhe Sony gati për të nxjerr versionin e ri të Xbox 360 dhe PlayStation
2:37 PM
Microsoft dhe Sony gati për të nxjerr versionin e ri të Xbox 360 dhe PlayStation
Microsoft dhe Sony pritet që gjatë kësaj vere të nxjerrin në treg versionin e ri të Xbox 360 dhe PlayStation. Gazeta britanike The Telegraph raporton se kjo mund të ndodhë gjatë panairit E3. 
Ky panair është parashikuar të mbahet në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe Nintedo pritet që të zbulojë detaje të lojës së re Wii U. Versioni i fundit i Xbox 360 ka dalë në treg në vitin 2005 ndërsa PlayStation 3 u lëshua në nëntor të 2006. Por disa specialistë mendojnë se në këtë panair thjeshtë do të bëhet i ditur lajmi se kur këto lojëra të reja do të dalin në treg pasi me shumë mundësi ato do të hidhen në periudhën e fundvitit. Këtë verë Sony nxori në treg PlayStation Vita, që është një version dore i PlayStation
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus