Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Microsoft arnon 23 vrima
3:25 PM
Microsoft arnon 23 vrima
Microsoft i ka vënë në cak 23 dobësi në siguri në përditësimin Patch Tuesday, duke përfshirë arnime për një të çarë të shfrytëzuar nga sulmi keqdashës Duqu që është zbuluar që ka prekur më shumë produkte se sa që ishte menduar paraprakisht.
Microsoft lëshoi arnime për 23 dobësi të sigurisë gjatë ditës së djeshme si pjesë një të Marte Arnimi që përfshin arnime kritike për Microsoft Windows, Silverlight, Microsfot Office dhe .NET Framework.Nga shtatë buletinet, Microsoft i këshillon administratorët që ta kthejnë vëmendjen e tyre në dy të parat: MS12-034 dhe MS12-029. Që të dy buletinet janë të vlerësuara si "kritike” dhe iu ishin dhënë vlerësimet më të larta në "indeksin për dobësi” të Microsoft. MS12-034, sidoqoftë lidh së bashku 10 arnime përgjatë disa vijave të produkteve që ishin lidhur së bashku si pjesë e një përditësimi të nisur për të futur arnimet përfundimtare në një shfrytëzim të dobësisë nga sulmi keqdashës Duqu.

Besuar nga shumë që është i lidhur me Stuxnet, Duqu ishte parë gjatë shtatorit duke shfrytëzuar një dobësi që prekte Microsoft Word. Ndërmarrja arnoi vrimën me MS11-087, por produktet e tjera të Microsoftit ishin zbuluar që e kishin të njëjtën dobësi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus