Kryesore » 2012 » Shtator » 25 » Mesazhet bëhen publike, FB e mohon
2:17 PM
Mesazhet bëhen publike, FB e mohon
Fjalët se mesazhet private të përdoruesve të Facebook janë shfaqur publikisht në 'timeline', janë false. Këtë ka konfirmuar kompania, pasi disa përdorues, kryesisht në France, raportuan se "mesazhet private" të dërguara mes viteve 2007 e 2009, ishin bërë papritmas publikë. Facebook ka deklaruar se mesazhet kanë qenë thjesht postime të vjetra në mur, që kanë qenë gjithmonë të shikueshme për faqet e profilit të përdoruesve".
Në lidhje me fjalët mbi mesazhet, rrjeti shoqëror ka thënë: "Facebook është i kënaqur me faktin se nuk ka pasur shkelje të privatësisë së përdoruesve". Ndërkohë që një burim brenda kompanisë kanë bërë me dije se sipas inxhinierëve s'ka asnjë mënyrë që dy zonat e të dhënave të përzihen gabimisht me njëra-tjetrën. Asnjë mekanizëm nuk është krijuar ndonjëherë që të lejojë një mesazh privat që të publikohet në "wall"-in, apo "time-line"-in e një përdoruesi. Spekullime të ngjashme dolën edhe në vitin 2011, por pas një hetimi të zgjeruar, u provua se ishin të pavërteta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus