Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Mercedes A45 AMG, shumë i veçantë
1:17 PM
Mercedes A45 AMG, shumë i veçantë
Kompania "Mercedes” konfirmoi detajet e shumta teknike të lidhura me versionin AMG të A klasës së re, përkatësisht modelin me shenjën A45 AMG. Bëhet fjalë për modelin i cili në treg do të duhet të arrijë në pjesën e parë të vitit të ardhëm.Automobilin do të vë në lëvizje motori i përmirësuar 2.0-litra, 4-cilindërsh turbo me benzinë i cili zhvillon 330 KF dhe e ka momentin më të madh rrotullues dukshëm më të madh se 400 Nm.Fuqia dhe momenti do të transmetohen nëpërmjet ndërruesit me shtatë shpejtësi me lidhje të dyfishtë dhe "haldex” sistemit me tërheqje në të katër rrotat, i cili pjesën më të madhe të momentit do ta transferojë në rrotat e pasme.
100 km/h për 4.9 sekonda

Deri në 100 km/h modeli A45 AMG do të përshpejtojë për 4.9 sekonda, derisa shpejtësia më e madhe i është kufizuar në 250 km/h.

"Mercedes” pohon se bëhet fjalë për modelin i cili do ta ketë shpejtësinë më të madhe gjatë kalimit nëpër kthesa në klasë (cornering speed), që më së shumti për këtë duhet t’i falënderohet versionit shtesë të përmirësuar të pezullimit standard, pjesës së poshtme më të ulur, rrotat më të zgjeruara e të ngjashme.

Përmirësimet po ashtu kanë përfshirë edhe drejtimin elektro-mekanik dhe sistemin e frenimit i cili vjen me disqe më të mëdha dhe pistona më të fuqishëm. Më tutje, këtu është edhe ESP me tri mënyra të punës, nga të cilat ai Sport mundëson fikjen e ndihmave elektronike.

Më ekonomik se konkurrenca

Edhe ky model i A-klasës në mënyrë standarde do të pajiset me sistemin stop-start dhe sistemin e frenimit regjenerativ, ndërsa "Mercedes” pohon që të gjitha këto do t’i ndihmojnë të jetë më ekonomik sesa konkurrenca.

Në fund vlen të përmendet edhe "aero kit” i cili do ta ketë funksionin e zbukurimit dhe të praktikshmërisë dhe dekorime të ndryshme në enterier, ku mund të gjenden edhe elemente sportive sikur që janë ulëset.

Ky automobil i veçantë natyrisht që do të duhet të dallohet dukshëm nga versioni standard, dhe me elementet e përmendura më lart pa dyshim që do t’i arrijë qëllimit.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus