Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Me 28 Xeonë Inteli fillon ofensivën në tregun serverik
11:29 PM
Me 28 Xeonë Inteli fillon ofensivën në tregun serverik
Inteli ditë më parë ka zgjeruar ofertën e procesorëve serverikë Xeon E5 (të bazuar në mikroarkitekturën Sandy Bridge) në tri linja të prodhimeve, duke u ofruar integratorëve dhe prodhuesve të serverëve ofertë dukshëm më të mirë të modeleve të ndryshme. Xeonët e rinj, as më pak e as më shumë se 28, i takojnë E5-4600, E5-2400 (të dy familjet nga 8 bërthama, 16 threadë), të cilët i bashkohen familjes së prezantuar më herët, E5-2600, ndërsa njëmbëdhjetë modele i takojnë familjes E3-1200 v2 (4 bërthama, 8 threadë).Modelet nga seria 4600 u dedikohen serverëve me paketim të dendur, ndërsa Inteli pohon që për shkak të efikasitetit deri 32 bërthama me përkrahje për deri 48 module DIMM për sistem ofrojnë performanca në klasin e serverëve të dikurshëm me katër socketë. Me modelet E-2400 Inteli mëton sektorin SMB, si dhe blerësit të cilët single-socket makinat dëshirojnë t’i bëjnë update me ato me dy socketë, ndërsa E3-1200 v2 janë modele hyrëse të dedikuara për të njëjtin lloj të blerësve, por të cilët integrohet në makinat single-socket.

Në sasi prej 1000 copëve modelet E5-4600 kushtojnë nga 55 deri 3.616 dollarë, E5-2400 prej 188 deri 1.440 dollarë, ndërsa E3-1200 v2 fillon prej 189 dollarë dhe më i shtrenjti model kushton 884 dollarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus