Kryesore » 2012 » Gusht » 23 » Mbushje e baterive 120 herë më e shpejtë
5:40 PM
Mbushje e baterive 120 herë më e shpejtë
Shkencëtarët e Koresë së Jugut në Institutin Ulsan National Institute of Science and Technology (UNIST) kanë zhvilluar bateritë lithium ion të cilat mund të mbushen 30 deri 120 herë më shpejt se ato që shfrytëzohen masivisht tani për tani.Shkencëtarët besojnë që me ndihmën e teknologjisë së tyre mund të zhvillojnë bateri për automobila elektrikë të cilët mund të mbushen plotësisht për më pak se një minutë.
Një prej problemeve më zëmëdha tek bateritë mbushëse është që u nevojitet më shumë kohë për t’u mbushur sa më shumë që rritet vëllimi i tyre fizik. Kjo mund të zgjidhet pjesërisht me ndarjen e baterive të mëdha në celula të pavarura më të vogla, por përsëri mbushja e baterive është relativisht e gjatë.

Teknologjia të cilën e kanë zhvilluar shkencëtarët koreanë bazohet në lagjen e katodës në një tretje e cila përmban grafit, i cili shndërrohet në rrjet të dendur të fijeve përçuese nëpër tërë katodën. Ky rrjet sillet si damarët e gjakut, duke mundësuar njëkohësisht

mbushje të të gjitha pjesëve të baterisë. Katoda e tillë më pas paketohet në bateri standarde me elektrolit dhe anodën me grafit për të krijuar baterinë e cila mbushet

shpejt. Parametrat tjerë, si dendësia e energjisë dhe numri i cikleve të mbushjeve dhe zbrazjeve do të duhej të mbeteshin të pandryshuar.

Një bateri e tillë mund të përdoret në pajisjet si telefonat mobilë dhe laptopët apo tabletët, por katoda me përçuesit shtesë ka dimensione më të mëdha, kështu që me siguri mbetet më e përshtatshme për përdorim në automobilat elektrikë. Natyrisht, me kusht që edhe tërë infrastruktura tjetër përmbushje të mund të mbështesë bartjen e sasisë së madhe të energjisë së nevojshme për mbushjen e baterisë së automobilit në një periudhë kaq të

shkurtër kohore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus