Kryesore » 2012 » Shkurt » 5 » Makina elektrike që palosen
5:57 PM
Makina elektrike që palosen
Makina elektrike për dy persona që mund të paloset ka dalë tashmë në rrugët e Evropës. Makina që arrin në 100 km/orë kur karikohen mirë, zë vetëm një të tretën e vendit të parkimit që zë një makinë standarde.Makina e quajtur "Hiriko" ka katër rrota dhe punon me një motor elektrik. Me ndihmën e dizajnit të palosur makina mund të parkohet mjaft lehtë edhe në vendet më të ngushta.Makinat e prodhuara mbi konceptin "City car electric” i zhvilluar nga studiues që punojnë në laboratorin MIT Medya po tregtohen nga kompanitë e makinave në zonën baske të Spanjës.Automjeti nuk ka motor tradicional dhe depon e benzinës, motorët elektrikë janë vendosur brenda rrotave. Në këtë mënyrë pjesa e prapme e automjetit mund të paloset lehtësisht nën shasinë. Kur paloset makina "Hiriko” zë pikërisht një të tretën e vendit që zë një makinë standarde në parkim. 
Duke pohuar se këto automjete mundësojnë dhe kursim të lëndës djegëse, specialistët pohojnë se makinat në fjalë mbrojnë ambientin dhe prodhimi industrial i tyre do të fillojë vitin e ardhshëm në Spanjë. Makinat, kostoja e të cilave mendohet të jetë 12 500 euro, fillimisht mund të përdoren me anë të sistemit të dhënies me qira.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus