Kryesore » 2012 » Maj » 6 » Lumia 900 për vetëm 49 dollarë
11:57 AM
Lumia 900 për vetëm 49 dollarë
Lumia 900 është duke u shitur edhe më poshtë çmimit të vet të paraqitur online, një gjë kjo që treogn që marrëveshjebërësit ende janë duke u matur për praninë në treg të smartphone-it të Nokias, që e ka sistemin operativ Windows Phone 7.5 të Microsoft.Lumia 900 është ende duke u shitur nën çmimin prej 99 dollarëve, me kontratë, përgjatë AT&T ose drejtpërdrejt Nokias dhe shitësve si Best Buy. Por kjo pajisje mund të blihet për vetëm 49 dollarë nga dyqani online i Amazon. Amazon është faqe e njohur për zbritjet e mëdha që i bën dhe është e rëndësishme të thuhet që Windows Phone i Nokias tani është duke u shitur për më pak se 50 dollarë.

Nokia nuk ka lëshuar ndonjë shifër për numrin e pajisjeve të shitura Lumia 900, por siç duket, pajisja do të mund të përdorte një shtytje që mund ta marrë nga zbritja e çmimit. Pas arritjes së majës së listës së pajisjeve më të shitura të Amazon disa ditë pas lëshimit, telefoni ka rënë në vendin e pestë, nën smartphone-ët Android dhe një telefon Samsung.

Microsoft lëshoi platformën e vet Windows phone 7 në fund të vitit 2010. Sistemi operativ dhe një numër i pajisjeve që e kanë atë kanë marrë një perceptim pozitiv nga kritikët, të cilët e kanë marrë vesh që ndërfaqja Metro për celularë qëndron në një treg që kryesohet nga telefonat me ekrane të mbushur me ikona. Por këto lavdime nuk janë kthyer në shitje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus