Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Lift kozmik deri në Hënë
1:27 PM
Lift kozmik deri në Hënë
Kompania "Liftport”, me seli në Kaliforni, pohon se lifti kozmik me të cilin do të transportoheshin njerëzit dhe robotët deri në Hënë, mund të të ndërtohet që nga sot. Sistemi radikal i "Liftport” do të mundësonte shkuarje më të lirë dhe më të thjeshtë në sipërfaqen e Hënës me ndihmë të kabllos lineare, sqarojnë ekspertët. Kompania, në krye të të cilës gjenden ish – inxhinierët ë NASA, përmes sajtit të vet ka filluar të tubojë mjete për pjesën e parë t projektit të vet. Hapat e parë janë testimet e liftit në lartësi dy kilometra në Tokë e pastaj vazhdon puna në "liftin e Hënës”. Në fillim do të përdorej lifti kozmik i cili duhet ta lidhë Hënën me stacionin e gjithësisë.

Grupi "Liftport” ka ndër mend të tubojë para nga shfrytëzuesit përmes sajtit "kickstarter” për fazën e parë të cilën e bëjnë platformat lundruese të lidhura me kabllo në Tokë në mënyrë që roboti të ngjitet në lartësinë dy kilometra.

Si funksionon lifti?

* Me lift mund të transportohen njerëz në Hënë.

* Së pari mund të dërgohet fluturakja bazë në orbitë tek e cila lehtësisht do të arrinin fluturaket e kompanive private sikur ajo "Virgin galackik”

* Pastaj ndizet kablloja lineare drejt Hënës ku gjendet edhe moduli për aterrim në Hënë

* Moduli lunar do të ngjitej për sipërfaqe të Hënës dhe do të krijonte lidhje ndërmjet Hënës dhe stacioneve bazë

* Koncepti i NASA-s për liftin kozmik - ish të punësuarit në këtë agjenci thonë se lifti mund të ndërtohet që sot

* Çfarëdo rakete mund të lansojë barrë (njerëz e pajisje) nga Toka

*Takimi në pikën Lagrange

* Barra me liftin robotik lëshohet më ngadalë në Hënë

* Bazat stacionuese do të ankoroheshin në oqeane

* Stacionet në ishuj do të mund të shërbenin si terminale komunikuese për liftet kozmikë

* Versoni i parë do të shfrytëzonte satelitët të lidhur me sipërfaqen e Hënës

*Kompania "Liftport” ka bërë një seri reklamash në stilin retro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus