Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » LG Optimus G zyrtarisht muajin e ardhshëm
11:32 PM
LG Optimus G zyrtarisht muajin e ardhshëm
Së fundi ka pasur mjaft thashetheme rreth smartphone aparatit të ri me Android nga LG-ja i cili do të duhej të jetë maja e ofertës së kësaj kompanie, ndërsa tani kjo kompani e ka konfirmuar këtë edhe zyrtarisht. LG Optimus G do të lansohet muajin e ardhshëm në tregun e Koresë Jugore, ndërsa akoma nuk dihet se kur do të jetë në diskonim në tregunglobal. Ky telefon mobil do të duhej të jetë i trashë vetëm 8mm, ndërsa do të pajiset me procesor quad-core Snapdragon S4 Pro me takt pune 1,5 GHz me procesor grafik Adreno 320 dhe 2 GB memorie RAM.Po ashtu, një atu tjetër e fortë e këtij modeli është edhe ekrani 4,7-inçësh True HD IPS me rezolucion 1280x768 pixelë, pastaj ka edhe kamerën 13 megapixelëshe prapa dhe atë me 1,3 megapixelë përpara për video biseda. Pritet që më shumë detaje si dhe informatat për çmimin të jenë në disponim në panairin IFA.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus