Kryesore » 2012 » Maj » 6 » LG bëhet me LG Cloud
12:01 PM
LG bëhet me LG Cloud
Vetëm pak ditë pas prezantimit të paralajmëruar të cloud shërbimit të konkurrentit të vetë të ashpër, LG ka publikuar versionin e vet. LG Cloud u ofron shfrytëzuesve 5 GB hapësirë gratis, ndërsa pronarët e Smart TV-ve ose telefonave të avancuar të kësaj kompanie për gjashtë muaj do të kenë 50 GB hapësirë. Sikurse edhe tek prodhuesit tjerë, shërbimi do të shfrytëzohet për këmbim dhe sinkronizim të përmbajtjeve mes pajisjeve (ekraneve), me ç’rast do të bëhet konvertimi, kështu që fotografitë do të zvogëlohen për përdorim në telefonat mobilë.Faza beta pa pagesë tashmë ka filluar në Korenë Jugore, ndërsa lansimi global pritet të bëhet vitin e ardhshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus