Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Lëshohet Gimp 2.8 me veçori të reja
3:24 PM
Lëshohet Gimp 2.8 me veçori të reja
Zhvilluesit prapa editorit falas të fotografive, GIMP, më në fund kanë lëshuar një version të ri, GIMP 2.8. Përdoruesit janë shpërblyer për pritjen e tyre me një listë të gjerë të veçorive dhe përmirësimeve të reja.Veçoria më e dukshme e re është pamja në një "dritare të vetme”. GIMP gjithmonë ka hapur një grumbull të dritareve – dritaren kryesore për editim, kutinë me vegla dhe opsionet për vegla. Duke u varur nga rregullimet e përdoruesve mund të paraqiten edhe gjysmëdritare. Përdoruesit ende mund ta hapin këtë rrugë nëse duan, por përdoruesit munden gjithashtu që ta mundësojnë një dritare të vetme që është e ngjashme me ndërfaqen për sfiduesit që kanë ofruar me vite.Grupimi i "layers”-ave është një shtesë tjetër. Ndërtimi fotografive komplekse në GIMP ishte nganjëherë i vështirë sepse "layers”-at nuk mund të organizoheshin. Kjo mangësi tani është larguar me mundësi për grupime në struktura që mund të skriptohet përgjatë API-së së GIMP-it.

Përdoruesit do ta shijojnë librarinë e re të grafikëve për ruajtje më të mphretë, editimi i tekstit "on-canvas” që largon nevojën për një dritare të dytë, dritarja "dockable” për organizim më të lehtë të veglave dhe një përkufizim më i mirë në mes të opsioneve për ruajtje dhe eksport.

Për momentin një instalues është i mundshëm vetëm për kompjuterët që përdorin Windows XP SP3. Përdoruesit e Mac dhe Linux mund ta përdorin GIMP 2.8 duke e kompajlluar kodin stabil burimor ose të presin që instaluesit të bëhen të gatshëm në faqen e zhvilluesve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus