Kryesore » 2012 » Qershor » 2 » Lenovo smartphone me Atom
0:27 AM
Lenovo smartphone me Atom
Sipas informatave akoma të pakonfirmuara, Lenovo këtë javë në tregun kinez duhet të prezentojë telefonin e vet të parë mobil të bazuar në procesorët e Intelit.Lenovo K800 do të jetë në përgjithësi i dyti telefon i bazuar në procesorët Atom i cili gjendet në treg. I pari është Lava Xolo 900, i plasuar në Indi muajin e kaluar.Lenovo K800 përveç procesorit Atom me 1,6 GHz do të ketë edhe ekran 4,5 inçësh me rezolucion 720x1280, pastaj do të shfrytëzojë Android me interfejs të Lenovos, LeOS i cili është përshtatur për tregun lokal kinez. Karakteristikat tjera përfshijnë daljen HDMI, përkrahjen për teknologjinë Near-Field Communication (NFC), si dhe teknologjinë Intel Wireless Display, e cila mundëson bartje pa tela të fotografisë në televizorë dhe pajisje tjera të cilat përkrahin këtë teknologji. Tani për tani nuk ka informata për çmimin.Së shpejti në treg priten edhe pajisje tjera të bazuara në procesorët e Intelit të cilët në treg do t’i plasojnë Orange, Motorola dhe ZTE.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus