Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Lamborghini Aventador LP 700-4 Roadster (+FOTO)
1:26 PM
Lamborghini Aventador LP 700-4 Roadster (+FOTO)
Prodhuesi italian i automobilave supersportiv e prezantoi anëtarin e ri në familjen Aventador. Bëhet fjalë për modelin LP 700-4 Roadster i cili për shumën prej 300.000 euro dhe me 700 kuajt fuqi e tij do t’ju ofrojë kënaqësi të vërtetë.
Kulmi me peshë 6 kilogramë
Produkti më i ri nga Sv. Agate vjen me kulmin palosës që përbëhet nga dy pjesë i bërë nga fibrat e karbonit. Ky kulm peshon vetëm 6 kilogramë, dhe ai largohet me dorë, dhe për këtë nuk nevojitet ndonjë forcë e madhe. Kur jemi te masa të themi që është forcuar shtesë shasia, e nevojshme për siguri dhe për ruajtjen e performancave të automobilit.Kur kulmi është i larguar qarkullimi i ajrit brenda kabinës mund të rregullohet me reflektorin e parmë dhe me dritaren lëvizëse të pasme e cila mund të shërbejë edhe si rregullator i zhurmës apo të tingullit të fuqishëm që vjen nga motori.Performancat e këtij versioni janë gati identike me ato në coupe. Lamborghini Aventador LP 700-4 Roadster e vë në lëvizje motori 6.5-litra V12 me 700 KF dhe 690 Nm. Me këtë motor ky automobil do të duhet të arrijë shpejtësinë maksimale prej 350 km/h, ndërsa për përshpejtim deri në 100 km/h do t’i nevojiten 0.1 më shumë, përkatësisht 3 sekonda.

Reduktim i harxhimeve
Risinë më ta madhe e paraqet sistemi i paraqitur kohë më parë për deaktivizimin e cilindrave i pajisur me stop start sistemin, te dyja këto me qëllim të reduktimit të harxhimeve dhe natyrisht për kontribuimin për një rrethinë më të pastër. Përndryshe, motori është i pajisur me ndërruesin automatik ISR me shtatë shpejtësi cili forcën e përmendur dhe momentin e shpërndanë në të katër rrotat.
Rrotat kanë diametër 20 inç para dhe 21 pas. Në fund mund të shtojmë që blerësit këtë model mund ta porosisin në ngjyrën e veçantë "Azzuro Thetis” e cila e ndryshon tonin varësisht nga këndi i dritës, por edhe paraqet një lloj "homazhi” për modelin Miura Roadster nga viti 1968. Arritje e para të këtij modeli janë paraparë për mesin e vitit të ardhëm, pak para stinës verore.











Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus