Kryesore » 2011 » Maj » 18 » Kujdes, timoni i veturës “fsheh” 700 baktere
3:17 PM
Kujdes, timoni i veturës “fsheh” 700 baktere
Duke hulumtuar enterierin e automobilit, hulumtuesit nga universiteti "Queen Mary” nga Londra kanë ardhur deri te zbulimi shumë interesant, se timoni mesatar i veturës ka deri 700 baktere të ndryshme në çdo centimetër kuadrat. Kjo është shumëfish më shumë sesa guacat në tualetet publike të cilët numërojnë rreth 80 baktere të ndryshme në një centimetër kuadrat.
Që kjo për automobilat të jetë edhe më e vështirë, hulumtuesit në bagazhet e modeleve të vjetra kanë gjetur më shumë se 1000 lloje të ndryshme të baktereve, ndërmjet të cilave edhe "Bacillus cereus”, bakteri i cili shkakton helmimin me ushqim.

Timonët e ndotur janë rezultat i neglizhencës së ngasësve të cilët automobilat i pastrojnë vetëm që të jenë të këndshëm për syrin, përkatësisht shumica e të hulumtuarve e pranuan se për pastruar enterierin e automobilave e përdorin fshesën elektrike.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus