Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Kujdes! Për këtë shkak mund të mbeteni pa qasje në internet!
9:01 AM
Kujdes! Për këtë shkak mund të mbeteni pa qasje në internet!
nformohuni se si mund ta verifikoni se a u është infektuar kompjuteri me DNS Changer!FBI amerikan njofton se me qasje në internet keni mundur ta "mblidhni” DNS Changer, i cili që më 2007, ka infektuar kompjuterët në tërë botën, që do të thotë se gjatë verës mund të mbeteni pa qasje në internet-transmeton Gadgeteria. Pikërisht FBI-ja, në fund të vitit të kaluar në aksionin ndërkombëtar ka arrestuar përgjegjësit e DNS Changer dhe janë konfiskuar të gjithë kompjuterët me të cilët ata kanë komunikuar e manipuluar dhe kanë zhvilluar rrjetin e tyre.
Në FBI kanë vendosur që në fillim të muajit korrik, të shuajnë serverët kontestues, që do të thotë se të gjithë kompjuterët e infektuar me DNS Changer të humbin mundësinë e qasjes në internet. Për fat të mirë, ekzistojnë numër shumë i madh i ueb serviseve, ku mund të verifikoni se a është infektuar kompjuteri juaj, dhe Gadgeteri preferon pikërisht këtë adresë:http://www.dcwg.org/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus