Kryesore » 2012 » Maj » 18 » Kujdes nga iCloud, spiunet mund te lexojne te dhenat tuaja ne iPhone
9:45 PM
Kujdes nga iCloud, spiunet mund te lexojne te dhenat tuaja ne iPhone
Policet ose kushdo me nje pjese spiunazhi te software, mund te shohe cdo gje qe ju beni ne iPhone tuaj ne kohe reale, pa pasur nevoje ta preke fizikisht telefonin tuaj. Ky software, I quajtur Phone Password Breaker, mund te shkarkoje te gjitha te dhenat nga sherbimi I Apple iCloud, e cila lejon te duken te gjitha fotografite tuaja, mesazhet, emailet, takimet ne kalendar, listen e telefonatave, faqet e internetit qe ju vizitoni dhe kontaktet.Nese iPhone sinkronizohet menjehere me iCloud, cdo njeri qe po degjon do te mund te veproje mbi telefonin tuaj dhe pronari I telefonit nuk ve re asgje. Shefi ekzekutiv I ElcomSoft, Vladimir Katalov tha : "Ndersa metoda te tjera kerkojne pranine e iPhone aktual per te analizuar apo vepruar mbi pajisjen, nuk eshte ky rast me iCloud. Me pak fjale, Phone Password Breaker, behet nje menyre alternative per te vepruar mbi sherbimet iOS. Me nje ID te Apple te vlefshme dhe password, nuk munden vetem te marrin te dhenat nga pajisjet e prekura, por edhe te veprojne mbi telefon ne kohe reale kur telefoni eshte ne duart e te dyshuarit”.

Pjesa derrmuese e perdoruesve te iPhone dhe iPad perdorin iCloud per te mbeshtetur te dhenat e tyre, aplikacionet dhe median, me nje vleresim prej 125 milione njerezish qe perdorin software qe nga prilli. Per sa kohe hetuesit apo kushdo me kete software ka adresen e emailit dhe passwordin e sakte per telefonin qe duan te sulmojne, ata mund te shkarkojne te gjithe informacionin nga iCloud me dijenine e perdoruesit.

Per sa kohe iPhone sinkronizohet me iCloud ne nje kohe reale, ata mund te jene me ju kudo qe te ndodheni. Kerkuesit e ElcomSoft kane studiuar protokollin e komunikimit qe lidh perdoruesit e iPhone me iCloud dhe ishin te afte te gjenin komandat e duhura per te marre te dhenat e ruajtura ne server. Puna e tyre eshte bere me e lehte si te dhenat e marra ne nje format te lire.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus