Kryesore » 2011 » Tetor » 4 » Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5
12:55 PM
Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5
iPhone 5 ende nuk është paralajmëruar dhe ende nuk ka debutuar në treg. Jo nuk ka ekran të madh e jo nuk është ekran përmes të cilit mund të shihni përtej. Nuk quhet 5GS dhe nuk do të debutojë menjëherë në treg. Por nëse ju pranoni një email që ka titullin "iPhone 5G S është paraqitur” dijeni se ai përmban një mashtrim "që dallohet prej helikopteri” kështu që mos e hapni dhe kujdesuni për sigurinë tuaj. IT gazetari Abram Wagenaar ka pranuar një email të këtillë në inbox’in e tij dhe ka postuar një fotografi në Twitter, dhe përveç faktit se celulari nuk është ende i prezantuar në treg, ka edhe shenja tjera që e bëjnë emailin të dallueshëm: ekrani i tejdukshëm, skema e çuditshme e emrit iPhone 5G S dhe numri i madh 5 në pjesën e prapme.Sigurisht ju kujtohet një model fals që ka debutuar në qershor, e pikërisht mesa duket këtu ka qenë inspirimi për këtë mashtrim. Nëse kompjuteri juaj është infektuar me Mal/Zapchas-A, ju jeni në rrezik që të qaseni prej së largu nga të tjerët, megjithatë duket se është një virus i zakonshëm dhe shumë anti-virus janë në gjendje ta largojnë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus