Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Kufje të reja për PC Gaming nga Philips
8:50 PM
Kufje të reja për PC Gaming nga Philips
Me 50 vjet përvojë në akustikën e kufjeve, Philips ka lansuar modelet e reja të qëndrueshme në segmentin e PC kufjeve për lojtarë.Modeli SHG7210 dallohet edhe për nga altoparlantët me diametër 40 mm për kualitet profesional të zërit dhe basin e thellë bashkë me përcaktimin e shpejtë të brendshëm të nivelit të zërit, mini-mikrofonin shumë të ndjeshëm për biseda të përditshme, si dhe mikrofonin e ndashëm për komanda të qarta zëri. SHG7980 përfshijnë edhe audion digjitale përmes lidhjes USB për kualitet edhe më të madh të zërit dhe mikrofonin i cili filtron zhurmën nga prapavija, dhe krejt këto për lojtarët profesionistë. Philipsi ka krijuar edhe modelin SHG8000 i cili vjen me dizajn elegant varës dhe altoparlantë me diametër 40mm, mikrofonin ndihmës për 360 shkallë, si dhe kontrollin e volumit të zërit në kufje për qasje më të thjeshtë dhe përshtatje më shpejtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus