Procesorët e shenjuar me prapashtesën FX dikur moti ishin ëndërr për entuziastët. Ishte kjo në kohën e Athlon 64 dhe Pentium 4 kur arkitektura e AMD-së mblidhte lëvdata si në faqet tona po ashtu edhe në shumë revista e periodikë tjerë për teknologjinë. Tani, pas katër vitesh, AMD përsëri prezenton procesorë nga seria FX të cilët kësaj radhe bazohen në arkitekturën e re Bulldozer. Procesorët me emrin e koduar Zambezi kanë deri tetë bërthama të cilat janë të paketuara në çifte. Secili nga këto module ka dy njësi për punë me përllogaritje integerike dhe një njësi Flex FP për operacione me presje dhjetore. Procesorët do të kenë deri 8 MB L2 cache, L3 cache 8-megabajtëshe të ndarë, DDR3 kontoller të ri dykanalësh dhe interfejsin HyperTransport 3.1 kah pjesa tjetër e sistemit. Edhe pse procesorët e rinj do të jenë në disponim për blerësit tek në vjeshtë, platformat e reja gjegjësisht pllakat amë për ta, të bazuara në çipsetet nga seria AMD 900, do të mund të sigurohen edhe më herët nga shfrytëzuesit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus