Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Ktheni audiot në tekste për Chrome
3:07 PM
Ktheni audiot në tekste për Chrome
Nëse ndonjëherë keni dashur që të bëni bartjen e një audio-incizimi në tekst, me siguri se do ta pëlqeni këtë aplikacion të vogël për Chrome.I synuar për gazetarë, studentë apo këdo qoftë që ka nevojë të bëjë shndërrimin e intervistave, ligjëratave, apo gjërave të ngjashme, në formë të shkruar,Transcribe bën saktësisht çfarë thotë në vetë emrin e vet. Dhe është shumë i lehtë për t’u përdorur.Ju mund t’i qaseni aplikacionit përmes dyqanit të aplikacioneve për Chrome, ose thjeshtë të shkoni drejtpërdrejt në Ueb faqen, dhe shtojeni atë në shiritin e veglave për të pasur një qasje të lehtë.Transcribe është përshtatur në Google Chrome sepse aplikacioni i Uebit kërkon funksionimin e HTML5.Vlenë të ceket që Transcribe funksionon tërësisht offline.Ja se si funksionon. Ju e zgjidhni një skedar nga kompjuteri juaj – mp3 ose WAV:

Kur të keni zgjedhur një skedar, një audio lëshues paraqitet në pjesën e sipërme të ekranit, që pastaj mund të kontrollohet duke përdorur tastet në tastierë:-Esc: Pauzë/Rilëshim

-F1: Ngadalësim

-F2: Shpejtim

-F3: Ktheni 2 sekonda

-F4: Shtyni përpara 2 sekonda përpara

Ju i shkruani tekstet në shfletues dhe kur, ta keni kryer, ju mund të bëni kopjimin/vendosjen e tekstit në WordPress, Word ose kudo tjetër që keni nevojë ta përdorni atë.

Është thënë që aplikacioni Transcribe për iPhone dhe Android është në rrugë e sipër, që do t’jua mundësoj përdoruesve të incizojnë intervista me smartfonin e tyre dhe aplikacioni automatikisht do të ngarkoj incizimin në llogarinë e tyre në Transcribe. Ai pritet të lëshohet gjatë fundit të këtij muaji.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus