Kryesore » 2012 » Qershor » 18 » Kryqi i Kuq lancon aplikacion ndihme per iOS dhe Android
3:21 PM
Kryqi i Kuq lancon aplikacion ndihme per iOS dhe Android
Kryqi i Kuq nisi aplikacionin e pare ndihmes per iOS dhe Android, qe eshte e para nga seria e aplikacioneve qe organizata do te lancoje kete vit.Ky aplikacion eshte nje burim kryesor ne situatat emergjente. Ju mund te shikoni se cfare te beni nese nje person prane jush ka gjakderdhje, pershembull dhe te ndiqni nje liste me hapa per te percaktuar dhe menaxhuar me mire situaten."Ka dimension ne kohe reale per kete. Nese dikush afer meje po mbytet une mund te ndjek dy ose tre hapa te thjeshte",- tha per Mashable, Jack McMaster, president per pergatitjen dhe shendetin ne Kryqin e Kuq.Karakteristika te tjera te aplikacioneve mesojne te perbashketat e ndihmes se pare, ofrojne kuice qe testojne njohurite tuaja dhe shperndajne lajme nga Kryqi i Kuq.

Sipas McMaster, ky aplikacion nuk eshte menduar per EMT, mjeke, ndihmesmjeke dhe infermiere, por siguron nje burim te madh per prinderit dhe dadot. Nuk ka nevoje per lidhje me internetin, qe eshte nje nga karakteristikat e dobishme per situatat emergjente.

"Ne kemi arritur nje paradigem komunikimi te re dhe ndarje informacioni dhe mendojme se do te kemi ndikim te matshem. Pjesa e nderlikuar eshte, nese i sillni informacione njerezve ata te mos i kushtojne vemendje. Formati i librit eshte lene ne raft ne shtepi",- tha Mcmaster.

Ndersa jane aplikacione te tjera ndihmese ne dispozicion, Kryqi i Kuq pershkon territore te panjohur duke ofruar hapat per perfundimin e detyrave, te cilat me pas ju mund t'i ndani ne rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook.
Kryqi i Kuq do te zbuloje edhe aplikacione per stuhi, termet, tornado dhe permbytje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus