Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Kryeni veprime në Android pa e prekur atë (+VIDEO)
2:39 PM
Kryeni veprime në Android pa e prekur atë (+VIDEO)
Prox ju kursen juve që të shkoni në panelin e telefonit tuaj Android duke ju mundësuar kontrollimin e telefonit tuaj duke e shkundur dorën tuaj përgjatë sensorit të tij.Ju mund të kuptoni që kur ju e vendosni telefonin në veshin tuaj, ekrani i vet ndalet. Kjo bëhet për shkak se telefoni juaj ka një senzor të përafërt që e dallon se kur është fytyra juaj afër. Disa aplikacione e kanë përparësinë e kësaj, por Prox e ka përdorur këtë veçori në një rrugë shumë të mençur: duke e lëkundur telefonin tuaj në kënde të ndryshëm dhe duke e valvitur dorën mbi telefon, ju mund të ndërmerrni veprime të ndryshëm. Për shembull, duke e lëkundur kah ana e majtë dhe duke e valvitur dorën tuaj mund të bëhet lëshimi i ndonjë aplikacioni, derisa lëkundja në të djathtë dhe valvitja e dorës do të zgjerojë shiritin e statusit. Ju mund të ndërmerrni edhe veprime të tjerë, si të bëni matjen e home butonit, ta bëni telefonin tuaj të heshtur dhe gjëra të tjera. Prox është një shkarkim që kushton 1.99 dollarë për pajisjet Android të versionit 2.2 e më të ri
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus