Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Krijohet kaska qe jep veshtrim ne 360 grade, si mizat (+VIDEO)
11:01 PM
Krijohet kaska qe jep veshtrim ne 360 grade, si mizat (+VIDEO)
Krijohet ne France nje kaske qe mundeson shikimin panoramik. Duke e mbajtur ne koke "FlyViz" arrin te shhet realiteti ne 360 grade ne kohe reale. Praktikisht, te njejten gje ben nje mize, apo edhe nje kamaleont.Ky instrument, i ideuar nga shkencetaret franceze te Insitutit per Kerkimin ne Informatike dhe Automatizem (INRIA), eshte prezantuar ne Paris. Saktesisht behet fjale per prototipin e pare te nje lloji te tille. Modeli perfundimtar do te zbulohet ne nje konference "Virtual Reality Software and Technology 12” qe do te zhvillohet ne Toronto me 10 dhjetor.Kaska funksionon si nje telekamere dixhitale e lidhur me nje pasqyre hemisferike, qe lejon marrjen e imazheve ne 360 grade. Me pas nderhyn nje perpunim i bere nga nje kompjuter qe qendron ne dispozitiv, e me pas imazhet percillen ne ekranin ne brendesi te kaskes. Ne qender te shikimit riprodhohet ajo qe shfaqet para syve, ndersa pjesa tjeter do te shfaqet ne menyre progresive sa nga e majta, edhe ne te djathte. Ky aparat mund te jete i vlefshem me aplikimin e tij ne realitetin e perditshem, si per shembull ne fushen e vezhgimit, apo edhe ne ate te sigurise ushtarake.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus