Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » Kontrolloni BMW përmes telefonit
10:26 AM
Kontrolloni BMW përmes telefonit
Kompania automobilistike "BMW" lansoi aplikacionin që përmes celularit të ketë qasje në kontrollin e kësaj makine. Aplikacioni në android mundëson që me anë të celularit të ndezim dhe fikim makinën, të gjejnë vendndodhjen e saj se ku është parkuar apo vendosur si dhe të rregullohet klima në makinë. 
Këto janë edhe funksionet që mundësohen përmes telefonit celular: 
- Hapja dhe mbyllja e makinës në distancë

- Kontrolli i klimës dhe programimi i saj në distancë

- "Horn Blow" opsioni që mund të aktivizojë sirenën dhe dritat, sidomos në raste kur humbet vendndodhja e makinës në parking

- Kontrolli i vendndodhjes së makinës suaj mund të jetë aktiv në një radius prej 1,5 kilometra. Ekziston harta e cila në display-n e telefonit ju tregon se ku gjendet makina juaj. Por në këtë rast kjo zbulohet vetëm kur makina është e fikur, sepse në rast se ajo është e ndezur nuk mund të kontrollohet

Aplikacioni është i mundur të instalohet për modelet BMW prodhime të vitit 2010 dhe 2011.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus