Kryesore » 2012 » Maj » 20 » Konkurrenca e ARM-së nga MIPS
10:05 PM
Konkurrenca e ARM-së nga MIPS
MIPS ka prezantuar arkitekturën e vet të re procesorike për të cilën shpreson që do t’i bëjë konkurrencë me sukses dizajnit të ARM-së.
Në këtë kompani theksojnë që arkitektura e re sjell performansa 50 për qind më të mira në krahasim me gjeneratën e mëparshme pa ndikime negative në efikasitetin energjitik.MIPS e ka ndarë mikroarkitekturën e vet të re në tri klasë të quajtura Proaptiv, Interaptiv dhe Microaptiv. Linja më e fuqishme, Proaptiv, vjen në konfigurimet me një deri gjashtë bërthama dhe për nga performansat mund të krahasohet me zgjidhjet e ngjashme të ARM-së, ndërsa zë dyfish më pak hapësirë. Në krahasim me arkitekturën e mëparshme të MIPS, 1074K, sipas pohimeve të kësaj kompanie, sjellin 60 deri 75 për qind performansa më të mira në matjet DMIPS dhe Coremark.Procesorët e bazuar në linjën Interaptiv i dedikohen pajisjeve kursyese, dhe kanë taktin më të lartë të punës prej 1 GHz, ndërsa procesorët Proaptiv kanë taktin më të lartë të punës 1,5 GHz.

Iteraptiv vjen në konfigurimet me deri 2 bërthama për pajisje mobile, gjegjësisht deri katër bërthama për pajisje të ndryshme të dedikuara të cilat kërkojnë më shumë fuqi.

Për pajisjet me kërkesa më të vogla janë dedikuar procesorët Microaptiv të cilët kanë vetëm një bërthamë dhe punojnë me takte pune deri 500 MHz.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus