Kryesore » 2011 » Shtator » 18 » Kompjuteri me energji diellore, shpejt realitet
12:28 PM
Kompjuteri me energji diellore, shpejt realitet
Mund të reduktojë konsumin plot 20 herë në krahasim me procesorët aktualë.Direkt nga "Keynote Intel Developer Forum” i San Francisco vjen një prototip i asaj që do të jetë sistemi i ushqimit të PC, të "smartphone”-ve dhe të tabletave të së ardhmes. Bëhet fjalë për një sistem në gjendje për të funksionuar ekskluzivisht falë energjisë diellore të "mbledhur” gjatë ditës, por edhe e përqendruar nga një pikë drite artificiale, si një lampadar normal. 
Për të arritur në këtë rezultat, inixhinierët e Intel kanë përdorur një procesor që funksionon me voltazh tepër të ulët dhe që ende nuk është prezantuar para publikut. Ky procesor (me mikro-arkitekturë Haswell) ka një teknologji prej 22nm dhe është në gjendje të reduktojë konsumin plot 20 herë në krahasim me procesorët aktualë Ivy Bridge. Administratori i deleguar i Intel, Paul Otellini ka deklaruar se e gjithë kjo do të jetë e disponueshme për publikun vetëm brenda vitit 2013.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus