Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Kompjuteri i parë kuantik
2:55 PM
Kompjuteri i parë kuantik
Kompania D-Wave paraqet të parin kompjuter kuantik komercial, D-Wave One. Edhe pse në shumicën e funksioneve sistemi është inferior në lidhje me kompjuterat e sotëm, kompania kanadeze thekson se D-Wave One është zgjidhje e përshtatshme për hulumtime të ndryshme, prej kriptografisë dhe matematikës e deri tek inteligjenca artificiale.
Për të punuar ky kompjuter shfrytëzon procesin e ngjashëm me flukset kuantike që në kohë të shkurtër të mund të caktojë ekstremet e funksioneve matematikore (minimumet dhe maksimumet) në bazë të numrit më të madh të kandidatëve diskretë. Sa u përket të dhënave teknike, D-Wave thekson vetëm procesorin 120-qubit dhe ftohjen me helium të lëngshëm, ndërsa për pjesën tjetër të sistemit dhe teknologjinë e cila qëndron prapa tij, kompania nuk ka dhënë informacion.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus