Kryesore » 2011 » Maj » 27 » Kompjuterat-fletore, prirja e re teknologjike
4:05 PM
Kompjuterat-fletore, prirja e re teknologjike
Las Vegasi, qyteti i kazinove dhe i dritave verbuese. Ky realitet bie në sy menjëherë në qytetin që nuk fle. Por çdo vit, ky oaz në shkretëtirën e Nevadës organizon një nga panairet më të mëdha e të rëndësishme të tregut të teknologjive.
Panairi i Prodhimeve Elektronike është zhvilluar në Qendrën e Konferencave të Las Vegasit që prej 30 vjetësh dhe aty janë paraqitur disa nga pajisjet elektronike pa të cilat nuk mund të jetojmë sot. Por me mbi 125 mijë njerëz nga mbi 140 vende pritet që të vijnë këtu, kjo është si qetësia para stuhisë. Gati 3 mijë kompani do të mbushin më shumë se 500 kilometra katrore të hapësirës së ekspozitës. Partnerët më të rinj janë prodhuesit e mikroprocesorëve. Ndërsa televizorët tredimensionalë ishin kryefjala në panairin e vitit të kaluar. Në pesë vitet e fundit, industria e televizorëve përgjithësisht është rritur sepse ka patur një vërshim të amerikanëve për të blerë televizorë të sheshtë. Tani kjo prirje po bie, sepse televizorë të tillë kanë 61 përqind e familjeve. Vitin e kaluar kur dolën televizorët tredimensionalë, shitjet ishin dekurajuese. Kompania Samsung llogariti, se të gjithë prodhuesit së bashku shitën një milionë televizorë tredimensionalë në vitin 2010, shumë më pak nga tre apo katër milion që ishte parashikimi i tyre. 
Por në industrinë elektronike ka trysni të madhe për të krijuar një produkt të ri të kërkuar nga tregu.

Sezoni i fundit i festave ishte më i miri për dyqanet e shitjeve me pakicë që nga viti 2007 por shitjet e produkteve elektronike u rritën vetëm me 1 presje 2 përqind krahasuar me një vit më parë.
Një pajisje ku industria i ka varur shpresat janë kompjuterat fletore.
Kompania Apple shiti 7 presje 4 milionë iPads deri në shtator pas gjashtë muajve në treg. Pra ky produkt është shitur më shumë se kompjuterat Makintosh por jo sa iPod-et apo iPhon-ët.

iPad-i pritet të përballet me konkurrentë të rinj që do të paraqiten në panairin e sivjetshëm siç është BlackBerry PlayBook. Në konkurrencë do të hyjnë edhe Motorola, Dell dhe Acer Inc. Ekspertët nuk besojnë se teknologji të tilla do të sjellin zhdukjen e kompjuterave. Një markë që mungon në panair është Apple pasi kjo kompani nuk merr pjesë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus