Kryesore » 2012 » Maj » 30 » Kompjuter miniatural Android për vetëm 49 dollarë
9:47 PM
Kompjuter miniatural Android për vetëm 49 dollarë
Këtë verë në treg do të duhej të gjendet desktop kompjuteri VIA APC. Specifikë e kësajmakine është që është tejet kompakte, vihet në lëvizje ngaAndroidi, dhe do të kushtojë vetëm49 dollarë.
VIA APC (Android PC) përbëhet nga WonderMedia ARM 11 procesori SoCme takt pune 800MHz, ka 512MBmemorie DDR3, 2 GB flash memorie, katër porte USB 2.0, Ethernet,microSD, dalje VGA e cila përkrah rezolucionin deri 720p dhe dimensionet 17 x 8,5 centimetra, ndërsa është edhe shumë kursyes.
Gjatë punës shpenzon vetëm 13,5 wattë, ndërsa në gjendje gatishmërie vetëm4wattë.Siç u theksua vihet në lëvizje nga Androidi i përshtatur, versioni 2.3 Gingerbread.VIA APC do të duhej të gjendet në treg gjatë qershorit me çmim prej 49 dollarësh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus